Kryesore

“Më është cënuar e drejta”- Fredi Beleri i drejtohet “Kushtetueses” për përshpejtim të shqyrtimit të kërkesës së tij

17:10 - 12.02.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri  i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese që të caktojë sa me shpejt një datë për gjykimin e kërkesës së tij.




Ju drejtohem Ju që jeni gardianët e Kushtetutës, që të dëgjoni lutjen time dhe të banorëve të Himarës për caktimin e një date sa më të shpejtë të gjykimit të kërkesës time, duke parë që ka kaluar kohë e gjatë prej 1 viti që pushteti qendror ka cenuar të drejtën e zgjedhjeve në Himarë”, thuhet midis të tjerash në kërkesë.

 

 

Kërkesa e Belerit vjen pak ditë, pasi Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese tha gjatë një konferencë për mediat se nuk kishin kërkesë nga palët për përshpejtim të procesit.

Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi u arrestuan dy ditë para zgjedhjeve vendore për blerje votash.

Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin. Për çështjet e tij është angazhuar edhe qeveria greke e cila e quan arrestimit e tij të paligjshëm e politik dhe kërkon të lejohet që të kryejë betimin.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.