Kryesore

“Jo heshtje e lëpirje”- Paloka i përgjigjet Murrizit: Të gjithë kemi mëkatet tona në politike, por na takon të…

18:25 - 12.02.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Myslim Murrizi, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Rithemelimit, është treguar skeptik, duke thënë se bashkimi duhet të ndodh duke u shkrirë dhe duke shkuar në bazë dhe se nuk duhet të jetë tinëzar.




Gazetari i News24 Osman Stafa zbulon se ai gjithashtu kërkoi dhe një plan sesi do të hyjnë në zgjedhje në mënyrë ligjore nëse nuk marrin vulën, teksa vuri në dukje se Edi Rama dhe Partia Socialiste kanë nisur fushatën për zgjedhjet e 2025.

“PD ka vuajtur nga heshtja. Ne nuk funksionojmë vetëm me Facebook. Këtu ka opozitarë të 1997.  Heshtja na ka penguar.  Po me 21 shkurt çfarë do bëjmë?  Pse u venitëm pas 7 korrikut? Jo i kryer misioni ynë .

Këto 2 vite u duk qartë e vërteta.  Bashkimi ndodh duke u shkrirë dhe duke shkuar në bazë.

Sot një vit do jemi në fushatë. Rama ka nis fushatën. Kush është propozimi për kodin zgjedhor, ende s’e kam dëgjuar.

Me 20 ok është protesta, por me 21 çdo bëjmë?! A do hartojmë programin??

Ne do hyjmë në zgjedhje 2025 dhe duhet te gjejmë mënyrën ligjore si do hyjmë ne zgjedhje nëse vula nuk vjen te ne? Jo heshtje, jo lëpirje, jo duartrokitje duhet strategji e jona.

Ne jemi shume pas revoltës qytetare. Duhet te jemi te besueshëm për qytetaret pas 2 vitesh akuza dhe deklarata shume të rënda për njeri tjetrin. Kërkimi ndjesës është fisnikëri. Ky bashkim të rrezatohet poshtë jo bashkim tinëzarësh”, tha Murrizi.

Deputeti Edi Paloka i është përgjigjur duke i thënë se deputetët do të jenë në bazë, ndërsa shtoi se të gjithë kanë mëkatet e tyre në politikë, por duhet të ecin përpara për qëllimin madhor.

“Të gjithë deputetet pa përjashtim do jemi ne baze. Te gjithë kemi mëkatet tona ne politike, por na takon te ecim bashke për qëllimin madhor”, tha Paloka.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.