Kronikë

“Mos e nxirrni nga burgu”- Klodiana Lala zbardh mesazhin e nënës 27-vjeçares për policinë pas ngjarjes së rëndë: Altin Çoku përdor sëmundjen si…

21:33 - 12.02.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë në Kamëz, ku një vajzë 27-vjeçare i dha fund jetës pasi kërcënohej me publikim të fotove në rrjetin social ‘TikTok’, nga personazhi Altin Çoku.




Ajo tha se vajza 27-vjeçarje kishte një muaj e ca që ishte kthyer në Kamëz, pasi ishte në proces divorci nga bashkëshorti me të cilin ishte martuar me mblesëri në Kosovë.

Lala tha se ka mësuar se nëna e së resë i ka kërkuar policisë të mos e nxjerrin nga burgu vrasësin e vajzës së saj dhe u ka thënë se ai përdor sëmundjen si alibi.

“Gruaja kishte ardhur vetëm një muaj e pak koha nga Kosova në drejtim të Shqipërisë. Para se të bullizojmë duhet të futemi në këpucën e asaj gruaje që përpiqej dëshpërimisht për të rritur fëmijën. Sot ajo nuk është më dhe ne duhet të ndihemi pak fajtor. Sot duhet të ndërgjegjësojmë shoqërinë shqiptare sa e rrezikshme është një foto e papërshtatshme në telefon.

Ajo ishte një vajzë që kishte një traumë për shkak të konflikteve me familjen e ish-bashkëshortit. Ishte larguar nga familja e tij, dhe mesa mora vesh ishte martuar me mblesëri. Nuk kam arritur të kontaktoj  më nënën sepse ishte shumë rëndë, por di që i kishte bërë thirrje policie të mos e lejojnë të dalë nga burgu. Ai e përdorur sëmundjen si alibi”, tha Lala.

Kujtojmë se policia ka arrestuar 39-vjeçarin pasi dyshohet se ka publikuar një foto intime të 27-vjeçares, gjë që ka çuar në vetëvrasjen e të resë.

 

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Ktije te degjeneruarit altin vrasesit,me q. te gjalle e te vdekur ktu e 500 vjete me pare e ka pake.I mori mori jeten nenes se femijes.Ky eshte krim i radhes nga kta kafshe ,qe duken si njerze,kur i shikon.

    Përgjigju ↓