Kronikë

“Nuk do e linte kurrë vetëm vajzën 2-vjeçe”/ Tezja e 27-vjeçares bën akuzën e fortë: Mbesën time e ka vrarë Altin Çoku

10:53 - 12.02.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Kamëz, ku dyshohet se 27-vjeçarja Sibora Abedini, e cila i dha fund jetës këtë të hënë duke u hedhur nga tarraca e katit të katërt e banesës ku jetonte me qira.




Në një intervistë në media, tezja e saj ka bërë një deklaratë të fortë, ku  pretendon se mbesa e saj nuk është vetëvrarë, por aludoi se e kanë vrarë persona të tjerë.

Ndërsa hedh akuza ndaj Altin Çokut, i cili u arrestua si i dyshuari që publikoi foton e saj intime në rrjete sociale

“Është një legen që ma mori gocën në qafë, i ka bërë foto. Unë jam tezja, unë e kam rritur atë gocë, ajo me ne është rritur. Nuk janë të vërteta lajmet që kanë dhënë deri tani. E vërteta është që gocën time kanë vrarë. Kanë ardhur këtu e kanë shtyrë. Ajo nuk do e kishte lënë kurrë vajzën 2-vjeçe. Atë e kanë vrarë, ai personi që është arrestuar.

Nuk e di çfarë kanë ndodhur, se këto muhabete kanë ndodhur 2 ditët e fundit dhe vajza nuk m’I ka thënë. Goca do vinte te unë në Itali, ai nuk e di çfarë I bëri. Ose mori vesh që do vinte në Itali dhe nuk e di çfarë ndodhi. Ajo nuk e ka vrarë veten dhe lajmet nuk janë të vërteta. Ajo kishte një problem me bashkëshortin dhe ishte një ndarje për momentin, ndoshta do bashkoheshin prapë”, tha ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.