Kronikë

“Po e varrosim pa e ditur të vërtetën”/ Flet halla e 27-vjeçares: Ajo ka një vajzë 2-vjeçe, s’do e bënte kurrë këtë

12:18 - 12.02.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Halla e 27-vjeçares që dyshohet se u vetëvra në Kamëz pasi foto e saj me personazhin e TikTok, Altin Çoku u bë virale ka treguar detaje nga ngjarja e rëndë.




Ajo është shprehur se viktima kishte shkuar të punonte si pastuese tek 39-vjeçari, i cili është arrestuar pasi dyshohet se i ka shkaktuar vetëvrasje.

Halla tregoi se mbrëmjen e së shtunës (10 shkurt) kur 27-vjeçarja u hodh nga tarraca e katit të katërt kishte qenë në banesë me familjen dhe kishte dalë jashtë të pinte cigare.

“Kanë pasur komunikim me ish-burrin për gocën, Dyshimet janë tek ai dhe shokët e tij. Të zbardhet e vërteta, po e varrosim vajzën pa e ditur të vërtetën.

Bashkëshorti i saj këtu është, nuk është i përfshirë. Ajo ka një vajzë 2-vjeçe, s’do e bënte kurrë këtë. Në motra e vet, vëllai, vajza dhe nëna e vet, ishin të gjithë aty. Doli të pijë një cigare dhe ndodhi ajo, nuk dimë gjë tjetër.

Kishte 1 muaj që kishte ardhur këtu, shkoi duke punuar tek ky mostra. Punonte si pastruese tek shkallët”, tha ajo për mediat.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.