Kryesore

Probleme në “Air Albania”, rrezikohet derbi Partizani-Tirana

11:05 - 12.02.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të premten e 16 shkurtit në orën 19:00 është planifikuar të luhet derbi mes Partizanit dhe Tiranës në stadiumin “Air Albania”.




Gjithsesi, vendimi për t’u luajtur në stadiumin më modern në vend nuk është përfundimtar për shkak të një problemi në tribuna. Në sektorin e tifozërisë vendëse është thyer një pjesë xhami që bën ndarjen e tribunave. Kjo është arsyeja përse në njërën prej tribunave pas portave nuk po lejohen tifozë.

Nuk dihet nëse ky problem do të mund të zgjidhet për derbin, por aktualisht është një pengesë evidente që u vu re edhe dje mes Tiranës dhe Erzenit. Shanset që ky problem të mos korrigjohet janë të vogla, por nëse ndodh, derbi do të spostohej në “Arenën e Demave”, që nuk nxë më shumë se 4 mijë vende.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.