BLUETOOTH

Sara ‘lutet’ për fitoren e boksierit, Bardhi i kërkon falje vajzës që la jashtë. Kriset çifti i “BBVIP” shkak lidhjet e lëna pezull: Kam nevojë për fjalën e tij, e mbajë në mendime kam fjetur me të…

18:16 - 12.02.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jurgen Uldedaj është djali  me të cilin Sara Gjordeni ka treguar se ka lënë një lidhje pezull.




Jurgen Uldedaj ka shënuar një triumf shumë të rëndësishëm në boksin profesionist. 26- vjeçari ka shkëlqyer në duelin e tij të fundit, të zhvilluar të shtunën në Londër, duke u shpallur kampion në versionin “IBO Mediterranean”. Boksieri lezhjan ka fituar duelin kundër francezit Xhon Frank Mendi, ndeshje e vlefshme për peshat “cruiser”.

Për këtë fitore duket se është ‘lutur’ edhe Sara Gjordeni pasi ditën e ndeshjes i ka uruar fitore ish-partnerit të saj.

Në një bisedë me Erjolën në shtëpinë e “Big Brother VIP 3”, Sara shprehet se ndihet në siklet, pasi dëshiron fitoren e boksierit. Më tej, ajo kujton kohën që ka kaluar me Uldedaj dhe tregon se para se të hynte në “BBV”, nuk ka bërë një ndarje përfundimtare më të.

“Kam nevojë të dëgjoj fjalën e tij, por kurrsesi nuk i ngatërroj të dyja gjërat. Unë kam arritur ta njoh dhe ta dua si njeri, kam ndarë bukën me të, kam fjetur me të. Çdo gjë bashkë kemi kaluar. E mbaj shumë lart në mendimet e mia. Sepse nuk është një njeri që e përçmoj apo e urrej. E kam lart atë dhe familjen e tij”-është shprehur Sara

Nga ana tjetër, Sara ka nisur një marrëdhënie dashurie me reperin nga Maqedonia e Veriut, Bardhin. Çifti sa vjen dhe e konfirmon më shumë lidhjen e tyre me puthje dhe momente intime.

Por në të njëjtën situatë gjendet edhe Bardhi i cili mbrëmjen e djeshme ka treguar se para se të hynte në “Big Brother” ka lënë pezull një lidhje dhe teksa shikonte Sarën i kërkonte falje vajzës në fjalë.gsh.al

“Unë lashë pezull diçka atje jashtë. Kisha një gocë që e kisha njohur tre javë para se të hyja këtu. Isha në kontakt, e kisha takuar një dy herë edhe kishim pëlqime, por jo një lidhje. E lamë pezull për të hyrë unë këtu. Për shkak se nuk isha në një lidhje, e gjeta lidhjen time këtu që e dua fort. Desha t’i kërkoj falje asaj gocës”, tha Bardhi

Por kjo deklaratë e Bardhit nuk i ka pëlqyer Sarës e cila pretendon se këtë sekret të Bardhit duhet ta dinte para të gjithë të tjerëve. Nga ana tjetër Bardhi  i tregon Sarës se edhe ai është ndjerë keq që nuk e dinte i pari për fëmijën që ajo kishte humbur para një viti.

Kujtojmë që Sara ka rrëfyer se ishte në pritje të ëmbël por e humbi fëmijën e saj.gsh.al

Shumë banorë, opinionistët në spektaklin e shkuar  dhe komentet e para në rrjete sociale e kritikojnë sjelljen e Sarës ndaj Bardhit. Komentet kryesore të banorëve janë se Sara po e dëmton lojën e Bardhit. Të gjitha këto arsyeje kanë sjell një krisje mes çiftit të cilët janë parë më të largët me njëri-tjetrin. /GSH.al

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.