LAJMI I FUNDIT

Statistika e tmerrshme e talentit të Gjermanisë që po ndjek Silvinjo, nuk ka fituar ende asnjë ndeshje me klubin e Bundesligës

20:05 - 12.02.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, përveç përgatitjeve për EURO 2024, po ndjek me vëmendje edhe shumë talente të rinj në qarkullim në Europë. Emra të cilët veshin fanellën kuqezi, por edhe ata të cilët përfaqësojnë shtet të tjera. Ky është rasti i Brajan Grudës, i cili përfaqëson Gjermaninë në arnën ndërkombëtare me ekipet e moshave.




Futbollisti 19-vjeçar shqiptar ka filluar të aktivizohet rregullisht me skuadrën e Mainc në Bundesligë, por deri tani ka një statistikë horror për karrierën e tij. Rezulton se deri tani, ai nuk ka fituar asnjë ndeshje zyrtare si profesionist me këtë klub, edhe pse ka lënë që tani shenjë me një gol në Bundësligë.

 Kështu, ai regjistron 19 ndeshje në Bundesligë në dy sezonet e fundit me Mainc, si dhe një tjetër në Kupën e Gjermanisë, ku në asnjë rast, skuadra e tij nuk ka dalë e fituar nga fusha e lojës kur ai është aktivizuar. Një statikë e pabesueshme, të cilën padyshim që djaloshi shqiptar pret ta ndryshojë sa më shpejt, edhe për faktin se aktualisht Maincit i duhen fitoret meqë gjendet në vendin e parafundit në renditjen e Bundesligës.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.