Kryesore

“Të zmadhojmë opozitën”- Salianji për mbledhjen e grupimit Berisha-Bardhi në selinë e blu: Demokratët e kanë dhënë verdiktin, duan bashkim!

16:01 - 12.02.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar pas mbledhjes së parë në selinë blu, të grupimit të Sali Berishës dhe Gazment Bardhit, duke thënë se demokratët e dhanë verdiktin e tyre, ata duhan bashkim.




 

Salianji shprehet se Shqipëria ka nevojë për një opozitë të fortë dhe bashkimi i grupit është hapi i parë i zmadhimit të opozitës. “Tashmë detyra jonë është të forcojmë verdiktin e demokratëve dhe nevojë e shqiptarëve. Këtë detyrë po bejme sot, asgjë më shumë”-shprehet ai.

“Demokratët e kanë dhënë verdiktin, duan bashkim!

Shqipëria ka nevojë për opozitë të fortë e cila pa bashkim është e dobët. Bashkimi është hapi i parë për çdo transformim e zmadhim të opozitës!

Tashmë detyra jonë është të forcojmë verdiktin e demokratëve dhe nevojë e shqiptarëve. Këtë detyrë po bejme sot, asgjë më shumë.

Vendimet e mëtejshme nuk janë vetëm rezistenca por veprimi me gjithë fuqinë tonë ndaj rrezikut serioz që i kanoset vendit nga korrupsioni dhe sundimi i Ramës!”, u shpreh Ervin Salianji.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.