Kronikë

U dëmtua aksidentalisht duke pastruar armën e gjahut, dërgohet në spital 54-vjeçari

17:21 - 12.02.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 54-vjeçar është dëmtuar aksidentalisht në Vaun e Dejës, pasi ka qenë duke pastruar një armë gjahu që e mbante me leje.




Shtetasi me iniciale V.N., është dërguar në spital,  ndërsa arma është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 12.02.2024, rreth orës 16:10, në fshatin Kosmaç, Vau i Dejës, dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht, duke pastruar një armë gjahu që e mbante me leje, shtetasi V. N., 54 vjeç, i cili është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.

Arma e gjahut është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.