Kronikë

VIDEO+FOTO/ “Ja bëri vetes”- 27-vjeçarja i dha fund jetës, çfarë deklaronte personazhi rrjeteve sociale në TikTok: E bëri vetë foton, ndërsa e shpërndau…

09:41 - 12.02.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë ndodhi gjatë ditës së dielë (11 shkurt) në Kamëz, ku një 27-vjeçare i dha fund jetës pasi është shantazhuar në rrjetet sociale me foto intime të saj.




Për këtë rast, policia arrestoi personazhin e njohur në rrjetet sociale Altin Çoku.

Ky i fundit, ka folur për këtë rast në një bashkëbisedim me reperin Cllevio në TikTok.

Ai tha se foton e kanë bërë në hotel, ndërsa në rrjetet sociale e ka shpërndarë një shoku i tij. Ndërsa më tej shton se e reja ka tentuar dy herë që të vrasë vetën.

“Unë me një shoqe time, në një hotel më të, ajo bëri një foto lakuriq dhe kokën tek gjoksi im. Edhe unë dal që të pi një kafe me shokun tim në lokal. Unë telefonin e mbaj pa kod, dhe kam shkuar në banjo dhe ajo goca me ka çuar një foto se ça kemi bërë në hotel.

Ene ky m…. e ka marrë foton dhe ka shkuar dhe ua ka shpërndarë miletit dhe kanë hapur adresa TikToku. Goca huaj e ndarë me burrë, ka tentuar dy herë që të vrasë veten, dhe unë kam bërë debat me gruan time”, tha ai.

Më pas ai tha se i vjen keq për 27-vjeçaren, por ishte ajo që e bëri foton.

“Ore më vjen gjynah për gocën e huaj, por ajo vetes ja ka bërë, se vetë i ka hëngër b*tha me bërë foto”, shtoi ai.

 

@funny0vide #shqipe #shqip #shqiptar #shqiperia #shqiptaretneperbote #altinqoku #cllevio #cllevioserbiano44 #adin ♬ suono originale – _MARRINA….SHQIPTARE_


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.