Kryesore

Zbardhet debati me dyer të mbyllura në selinë blu! Dy deputetë kërkojnë që Sali Berisha të jetë në protestën e 20 shkurtit!

19:18 - 12.02.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Grupi Parlamentar i opozitës i përbërë nga deputetët që mbështesin Gazment Bardhin dhe Sali Berisha, janë mbledhur në selinë e blu, pas një periudhe dy-vjeçare përçarje dhe debati të brendshëm.




Gazetari i News 24, Osman Stafa ka zbardhur diskutimet që kanë ndodhur në mbledhjen me dy të mbyllura, ku dy prej deputetëve të pranishëm, Tritan Shehu Luan Baçi kanë propozuar  që ish-kryeministri, Sali Berisha të jetë pjesë e protestës së 20 shkurtit.

Ndryshe ka menduar menduar Dhurata Çupi, e cila është shprehur se nëse nuk mund ta ndihmojmë Berishën, të paktën mos ia rëndojnë pozitën juridike.

Tritan Shehu: Unë mendoj se z. Sali Berisha duhet të jetë online në protestën që do të zhvillohet më 20 shkurt.

Luan Baci: Edhe une jam me idenë që të gjendet një formë që Sali Berisha, si kreu i Partise Demokratike që po mbahet padrejtësisht në arrest shtëpie, të ketë një fjalë përpara protestuesve me anë të teknologjisë.

Cupi: Lidhur me propozimin që në protestë të jetë live Sali Berisha. Uroj në mirëkuptimin tuaj. Por nëse nuk mund ta ndihmojmë z. Berisha, të pakten mos ia rëndojme pozitën juridike.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.