BLUETOOTH

FOTO/ Ofenduan Gracianon, Argjira reagon ashpër: Bullizimi po merr jetë njerëzish

12:54 - 13.02.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Moderatorja Argjira Spanca së fundmi ka reaguar ashpër ndaj njerëzve që bëjnë komente negative dhe bullizuese ndaj partnerit të saj, Graciano Tagani dhe banorëve të tjerë të “Big Brother VIP”.




Ajo tregoi se këto ditë ka parë shumë komentesh, nga ato më bullizueset deri tek mesazhet me mallkime, urimet për vdekje dhe shumë të tjerë, ndërsa iu kërkoi njerëzve që mos të bullizojnë pasi ato kanë marrë dhe mund të marrin shumë jetë njerëzish.

“Fenomeni cyberbullying është një ndër gjërat më të shpifura në kohët moderne. Ky fenomen ka marrë jetë të tëra dhe ne si njerëz prap nuk mësojmë nga gabimet që bëjmë. Ditët e fundit kam parë lloj lloj komentesh, foto krahasuese, bullizuese, mesazhe me mallkime, mesazhe me urim vdekje dhe çdo gjë tjetër të errët që mund të mendojë mendja e një njeriu. Fatmirësisht kam një jetë të mbushur me plot dashuri dhe mirësi dhe këto komente nuk kanë impakt aq negative tek unë, fakti që gjithashtu jemi pjesë e ekranit na ka bërë me të fortë kundrejt këtij fenomeni sepse jemi më të ekspozuar ndaj urrejtjes.

Po e bëj këtë shkrim me urimin që kjo story do të shkojë tek të gjithë familjarët e atyre që janë për momentin pjesë e ‘BBV.AL’! Sot mund të jetë personi im dhe personi juaj, nëser mund të jetë dikujt tjetër. Shpresoj të gjeni forcën të dilni sipër mentalitetit idiotik të komentuesve të flaktë të këtij formati, të cilët kanë një urrejtje të pashterruar. Ju e njihni shumë mirë shpirtin, dashurinë, anën e mirë dhe të keqe të partnerit /partneres, motrës, vëllaut, mamasë, babait tuaj që është aty brenda.”- ka shkruar ajo ndër të tjera.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.