BLUETOOTH

Albi Nako zbulon banorin që do të eliminohet nga “BBVIP”: Më vjen keq që do largohet në këtë mënyrë

13:55 - 14.02.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Albi Nako mëngjesin e sotëm teksa po bisedonte me Françeskën dhe Gracianon, tregoi se Egla Ceno do të largohet këtë javë nga shtëpia e “Big Brother VIP”.




Balerini tha se aktorja do të eleminohet nga loja për shkak të debateve dhe situatave që ka krijuar në shtëpi, ndërsa u shpreh se i vjen shumë keq që një grua e zonja dhe një aktore e mirë si ajo të dalë nga shtëpia në këtë lloj forme.

Pjesë nga biseda:

Albi Nako: Ajo kështu është e ikur këtë javë.

Françeska: Jo jo, se kemi të sigurtë

Albi: Ta them unë

Graciano: Për mua shumë gabim që…

Françeska: Shiko që mua më vjen keq që ndodhi kjo gjë por ishte edhe situata e nominimeve

Albi: Edhe mua më vjen keq që një grua e zonja si ajo dhe një aktore e mirë të dilte nga kjo shtëpi në këtë lloj forme. Edhe unë e kam menduar që është mirë që ajo të dalë nga kjo shtëpi, që skena mos të agravojë dhe më që të dalë më keq sepse nuk e meriton.

Kujtojmë që këtë javë së bashku me Eglën në nominim janë Endrik Beba dhe Françeska.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.