BLUETOOTH

Deputetja “mesazh” Silvio Berlusconit në Ditën e Shën Valentinit: Dashuria jonë nuk do të shuhet kurrë

14:27 - 14.02.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Dashuria jonë, unike dhe e papërshkrueshme”, kështu e ka kujtuar Marta Fascina, biznesmenin e ndjerë Silvio Berlusconi në një postim në Instagram.




Politikania italiane ka publikuar një foto krah ish-partnerit të saj mes tullumbaceve të kuqe dhe qirinjve të ndezur.

Ndërsa vazhdoi postimin: “Sot, unë festoj dashurinë. Forca më e madhe që lëviz botën dhe që ka bashkuar jetët tona. Ajo dashuri e cila, duke plotësuar zemrat tona dhe duke tejkaluar çdo dimension tokësor, nuk do të jetë në gjendje të zhduket kurrë, e projektuar, siç është, drejt një përjetësie magjepsëse. Sot dhe përgjithmonë, urimet më të mira për ne, Gëzuar Ditën e Shën Valentinit dashuria ime. Unë të dua”.

Mesazhi i fundit në rrjetet sociale, daton në Krishtlindjet e kaluara, kur Fascina iu drejtua sërish ish-partnerit. Deputetja u kthye në sallë më 6 shkurt dhe mungoi në festimet për 30-vjetorin e Forza Italia më 26 janar. Por ka deklaruar se do t pranishme në kongresin e partisë, të caktuar për 24 dhe 25 shkurt.

be


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.