BLUETOOTH

“Ke varësen e tij në qafë”- La marrëdhënien pezull me boksierin dhe nisi romancë të re, Sara përplasje të ashpër në BBV: Fjalë pa vend, Bardhit ia kam treguar, por…

09:01 - 14.02.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Modelja Sara Gjordeni është përfshirë në një debat të ashpër me opinionistin e Big Brother Vip, Arbër Hajdari pasi ky i fundit i përmendi lidhjen që ka lënë pezull jashtë shtëpisë me boksierin Jurgen Uldedaj.




“Ti vazhdon të kesh një varëse në qafë”, iu drejtuar opinionisti, nisur nga fakti që Sara Gjordeni i kërkoi llogari të dashurit të saj, Bardhit se pse nuk i fundit nuk i kishte treguar që po ashtu kishte një lidhje pezull jashtë BBV.

Banorja iu drejtua ashpër Arbër Hajdarit duke u shprehur se ajo kishte folur me këngëtarin për marrëdhënien me Jurgen Uldedaj, ndërsa ndërhyri edhe Bardhi i cili u shpreh se nuk i intereson e kaluara e Sarës, madje i kishte kërkuar asaj që “mos ma trego as emrin”.

Sa i përket varëses, modelja iu drejtua “Çfarë lidhje ka? Ku e di ti kush ma ka dhënë varësen”, teksa theksoi se fjalët e Arbër Hajdrit ishin pa vend.

Pjesë nga debati:

Arbri: Pse nuk ishte Bardhi që ti tregoje për boksierin? Por ishte Erjola

Sara: Kjo pyetje është pa vend, nuk e prisja nga ti Arbër. Marrëdhënien që unë kam lënë jashtë ia kam thënë më përpara këtij. Erjola e ka njohur nga jashtë personalisht. Pyetja jote ishte pa vend, e kam thënë në dhomë të rrëfimit

Arbri: Ti vazhdon të kesh një varëse në qafë

Sara: Çfarë lidhje ka? Ku e di ti kush ma ka dhënë varësen

Arbri: Ti e ke thënë

Sara: Fjalia jote është pa vend, unë e kam thënë vetë atë gjë dhe po përfshin dikë tjetër që nuk është këtu. E kam thënë para teje

Bardhi: Ato detaje nuk ia kam pyetur kurrë sepse jam tip që nuk dua të di për të kaluarën, çfarë ka pasur. Më ka treguar, por nuk e kam pyetur as se çfarë punon dhe kush është. Madje i kam thënë mos ma trego as emrin

Sara: Duhet t’ia kisha specifikuar profesionin? Sepse unë jam kam treguar historinë që kam lënë jashtë.

Arbri: Për herë të parë ta kam dëgjuar me Erjolën

Sara: Ajo e njeh nga jashtë, personalisht


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.