BLUETOOTH

‘Luftë e ftohtë’/ Theu rregullat dhe tha se nuk do ta prezantojë më ‘Big Brother VIP’, Arbana Osmani thumbon hapur Ledion Liçon (FOTO+VIDEO)

07:37 - 14.02.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbrëmja e djeshme në “Big Brother VIP 3”, ishte me plot surpriza, teksa ishte Elvisi ai që la shtëpinë. Ndërsa edhe moderatori Ledion Liço, theu rregullat e emisionit dhe i dha informacion nga jashtë Romeo Veshajt.




Ledioni i tha Romeos se Elvisi, i cili mbrëmë ndërpreu rrugëtimin e tij në ‘BBVIP”, do të jetë pjesë e emisionit “Më lër të flas” në Top Channel, një program të cilin e drejton Romeo dhe vëllai i tij Donaldi.

“Vëllai i madh do të më tërheqi veshin, por unë ndoshta nuk do ta bëj më këtë program, ku i dihet. Lisi do të bëjë “Më lër të flas”, dhe nuk do të jetë Donaldi dhe nuk e di se sa mirë e pret këtë lajm, por që ta dish domethënë”, tha Ledioni.

 

Menjëherë pas kësaj deklarate të Ledionit, ka reaguar edhe ish-moderatorja e “Big Brother VIP Albania” Arbana Osmani, e cila ka thumbuar hapur prezantuesin aktual të ‘BBVIP3’ përmes një story në Instagram.

Ajo shkruan në storyn e saj “E di, e di”, duke e thumbuar hapur këtë deklaratë të moderatorit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.