Kronikë

FOTO/ Shkoi në banesë i dehur dhe e qëlloi me plumb në kokë, ky është shqiptari që vrau partneren në Greqi

10:57 - 16.02.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Personi në foto është 39-vjeçari shqiptar, Gentian Mino, i cili qëlloi me plumb në kokë partneren e tij rumune, Jana Bajan, pasi u kthye në banesë i dehur.




Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Kaminias në Heraklion.

I riu shqiptar nga dyshohet është kthyer në gjendje të dehur në shtëpinë ku jetonte me partneren e tij 29-vjeçare.

Gentian Mino

Pas një sherri mes tyre, ai e ka qëlluar me armën që e posedonte në mënyrë të paligjshme duke e qëlluar për vdekje me plumb në kokë. Pas krimit ka njoftuar policinë duke i treguar për vrasjen që kisgte kryer.

Ai tha për hetuesit grekë se ishte kthyer në banesë në orët e vona të natës në gjendje të dehur dhe pasi kishte debatuar me partneren ka qëlluar me dy plumba në drejtim të saj

Një prej plumbave e qëlloi 29-vjeçaren në kokë. Raportohet se shqiptari e kishte pistoletën pa leje.

Çifti jetonte në një apartament në katin e 2-të, në rrugën Patroklou, në Kaminia të Kretës.

Kur ambulanca dhe policia kanë shkuar në vendngjarje e kanë gjetur 29-vjeçaren të vdekur, pranë divanit në dhomën e ndenjes.

Viktima kishte një plagë të shkaktuar me plumb pranë veshit. Arma e krimit u gjet në një tavolinë brenda shtëpisë dhe brenda saj kishte 3 gëzhoja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.