Kronikë

GJKKO rrëzon kërkesën e SPAK për Lulzim Berishën, i lë afat 4 muaj për plotësimin e hetimeve

14:47 - 16.02.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e SPAK për pushimin e çështjes ndaj Lulzim Berishës për vrasjen e vitit 2005 të Vajdin Lames.




GjKKO vendosi kthimin e dosjes së SPAK për plotësim hetimesh dhe i la afat SPAK 4 muaj.

Lulzim Berisha u arrestua disa javë më parë në Spanjë dhe Shqipëria ka nisur procedurat e ekstradimit te tij.

52-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Ai u gjet dhe u arrestua në Playa de San Juan në një operacion të kryer nga agjentë të Grupin e Vendndodhjes së të Arratisurve mund të fshihej në Alicante, ku me sa duket përdorte dokumentacion bullgar për të mos u zbuluar.

Arratisja e Lulzim Berishës

Lulzim Berisha u shpall në kërkim nga Prokuroria e Posaçme në dhjetor 2022, nën akuzën se bashkë me anëtarë të tjerë të bandës së Durrësit janë përgjegjës për vrasjen e biznesmenit Vajdin Lame, i cili u vra në një shpërthim me bombë në Tiranë në ashensorin e pallatit ku banonte në shkurt të vitit 2005, bashkë me Artan Arsin.

SPAK njoftoi në atë kohë se hetimi për vrasjen e Lamajt dhe Arsit ishin pezulluar shumë vite më parë dhe ishin rihapur në vitin 2020.

Në 2 dhjetor, gjykata ka vendosur masë sigurie arrest me burg për shtetasit Lulzim Berisha, Plarent Dervishaj, Indrit Taulla dhe L. Reçi, të akuzuar për vrasjen e Lamajt dhe Arsit.

Por Lulzim Berisha dhe Plarent Dervishaj nuk u vendosën në pranga pasi ishin arratisur nga vendi.

“Për shtetasit L. Berisha dhe P. Dervishaj është bërë shpallja në kërkim ndërkombëtar dhe po punohet ngushtësisht me autoritetet e huaja për lokalizimin dhe kapjen e tyre,” thuhej në njoftim.

Pyetur nga BIRN nëse ka pasur rrjedhje informacioni që i ka mundësuar Berishës dhe Dervishajt arratisjen para marrjes së masës së arrestit, drejtuesi i SPAK Arben Kraja i tha BIRN se “nuk ka asnjë rrjedhje informacioni” dhe se personat në fjalë kanë ikur nga Shqipëria para vendimit të gjykatës.

Krahas Berishës dhe Dervishajt, nën akuzë për vrasjen e Lamajt e Arsit janë vënë edhe Emiljano Shullazi e të tjerë. Shullazi është aktualisht nën gjykim për akuza krimesh të tjera.

Pas arrestimit të bujshëm të 6 prillit 2006, Prokuroria e Krimeve të Rënda ngriti 10 akuza për Lulzim Berishën, mes të cilave krijimin e një organizate kriminale dhe një seri vrasjesh e atentatesh të kryera mes viteve 1998-1999.

Më 16 janar 2012, Lulzim Berisha u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda për pesë vrasje dhe disa atentate, vendim i cili u la në fuqi edhe nga Apeli.

Megjithatë, një vendim i Gjykatës së Lartë i vitit 2014 rrëzoi dënimin maksimal dhe vendosi 25 vjet burg për ish-kreun e bandës së Durrësit.

Pasi i shpëtoi burgimit të përjetshëm, Lulzim Berisha i drejtoi Gjykatës së Durrësit një lumë kërkesash për ulje dënimi gjatë viteve 2015-2016.  Në tre vendime të veçanta, Berisha përfitoi uljen e më shumë se 2 viteve burg, ndërsa një vendim i katërt i amnistoi atij edhe 1 vit e 6 muaj burg për shkak të amnistisë së vitit 2012. Plarent Dervishi u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Lartë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.