Kryesore

Receta më e mirë kundër kollës, zbuloni arsyet pse duhet të keni patjetër në shtëpi gjethe dafine

13:29 - 16.02.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjethet e dafinës janë erëza e pashmangshme e çdo gjelle dhe ka forcë të pabesueshme shëruese e cila do t’ju shpëtojë nga ftohja e mërzitshme në stinën e dimrit




Në periudhën kur më shpesh gatuajmë bishtaja dhe ushqime të pasura të cilat na ngrohin, nuk bën të harrojmë dafinen, e cila e plotëson në mënyrë të përsosur shijen e tyre.

Dafina është përdorur që nga kohët e lashta si erëz, por edhe si ilaç për shkak të ndikimit të saj antiseptik dhe kundërinflamator.

Është e pasur me vitamina të grupit B, të cilat ndikojnë pozitivisht në metabolizëm dhe në statusin hormonal.

Dafina përmban edhe minerale të shumta: kalium, bakër, kalcium, selen, hekur, magnez dhe zink.

Në periudhat kur na pushtojnë virozat dhe kolla e shpeshtë, ajo mund të ndihmojë shumë.

Tri fletë të grira imët, futini në 2,5 decilitra ujë dhe zieni dhjetë minuta. Hiqeni nga shporeti dhe mbajeni edhe dhjetë minuta të mbuluar me kapak dhe kullojeni.

Shtoni një lugë supe lëng limoni dhe dy lugë mjaltë.

Këshillë: Për çdo shqetësim shëndetësor që keni, sigurohuni që të konsultoheni me mjekun tuaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.