Kronikë

Abuzoi seksualisht me një të mitur dhe dhunoi bashkëshorten, arrestohet 18-vjeçari

13:49 - 17.02.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 18-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur dhe ka dhunuar bashkëshorten e tij.




“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit: K. R., 18 vjeç, banues në Tufinë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur, pa dëshirën e saj, si dhe ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij”, informuan blutë e kryeqytetit.

Ndërkohë janë arrestuar edhe 4 persona të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë/Vihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit:

– F. H., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”;

– R. B., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në Babrru, në autobusin e linjës Insitut-Paskuqan-Tiranë, për motive të dobëta, ka goditur me grusht shoferin e autobusit si dhe është konfliktuar me dy shtetas të tjerë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:

– K. R., 18 vjeç, banues në Tufinë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur, pa dëshirën e saj, si dhe ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;

– A. Ll., 37 vjeç, banues në Rubik, pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme ish-bashkëjetuesen e tij.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, arrestuan shtetasin D. H., 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor Durrës-Tiranë, në fshatin Ndroq, duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”, gjatë parakalimit, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, është përplasur me një kamion, dhe si pasojë mjeti ka dalë nga rruga. Nga përplasja është dëmtuar lehtë pasagjeri, shtetasi E. K., që udhëtonte me shtetasin D. H.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.