Kronikë

Ishte larguar tek prindërit e saj pasi bashkëshorti e dhunonte dhe i publikoi video intime në rrjetet sociale, arrestohet 29-vjeçari në Fier

10:48 - 17.02.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 29-vjeçar, i cili akuzohet se ka dhunuar bashkëshorten, e ka përndjekur dhe i ka publikuar një video në rrjetet sociale, është arrestuar nga policia.




Njoftimi i policisë:

Fier/ Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, arrestohen në flagrancë, brenda 12 orëve, 2 shtetas, për dhunë ndaj familjarëve.

Dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten, e përndiqte dhe i shpërndau në rrjete sociale, një video intime, Policia vë në pranga 29-vjeçarin.

Shkeli urdhrin e mbrojtjes dhe dhunoi ish-bashkëshorten, Policia vë në pranga 38-vjeçarin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, pas denoncimit nga një shtetase 27 vjeçe se bashkëshorti i saj kishte ushtruar sistematikisht dhunë fizike dhe psikologjike dhe për këtë arsye kjo shtetase ishte larguar tek prindërit në Kosovë, organizuan punën për kapjen e tij.

Shërbimet e Policisë bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 29 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas, në mënyrë sistematike, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, e përndiqte dhe i kishte shpërndarë një video intime të saj, në rrjetet sociale.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua një sasi e vogël lende e dyshuar narkotike cannabis sativa.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.