Ekspertët mjekësorë tregojnë se mënyra e të ecurit mund të pasqyrojë një mori problemesh fizike, fiziologjike, neurologjike, madje edhe psikologjike.
Prandaj, nëse pyesni veten se çfarë mund të zbulojë mënyra juaj e të ecurit për shëndetin tuaj, zbulojeni atë më poshtë.
Ecni duke çaluar
Kjo mund të vijë nga probleme strukturore, si një tendosje e muskujve, ligamente të ndrydhura, një menisk i shqyer, artriti, ndryshime në gjatësinë e këmbëve ose probleme të këmbëve. Dhe mund të përkeqësohet, sepse një hap i paekuilibruar ndikon edhe në pjesët e tjera të trupit.
Disa njerëz mund të kenë pasur gjithmonë një këmbë më të shkurtër, por mund ta kenë kuptuar këtë vonë gjatë jetës. Kjo gjë mund të ketë qenë shkaktar i dhimbjeve të shpinës, gjunjëve dhe këmbëve, tregojnë mjekët ortopedë.
Ecni me hap të ngadaltë
Mosha mund të jetë një faktor që lidhet me ritmin e të ecurit.
Muskujt e poshtëm të trupit si ato gluteal, priren të dobësohen me moshën dhe kjo mund të rezultojnë në humbje të fuqisë dhe ecje më të ngadaltë.
Megjithatë dikush që ka pësuar dëmtime të nyjeve ose ka artrozë ka tendencë të ecë edhe më ngadalë, tregojnë mjekët.
Mbipesha, mund të jetë gjithashu një tjetër faktor, pasi pesha e tepërt e trupit mund ta ngadalësojë ritmin e ecjes.
Ecni duke u lëkundur
Disa njerëz e kanë të vështirë të qëndrojnë në qendër dhe duket se lundrojnë nga njëra anë në tjetrën kur janë duke ecur.
Kjo mund të jetë një shenjë e dobësisë së muskujve gluteal, por mund të shkaktohet gjithashtu edhe nga osteoartriti.
Në këtë rast, ushtrimet janë ato që mund të ndihmojë, pasi gjendja buron nga dobësia e muskujve dhe çekuilibri në legen.
Pengoheni shpesh
Të pengohesh për shkak të çarjeve të herëpashershme në trotuar është normale. Por mos e quani veten si të ngathët nëse zakonisht ju ndodh të pengoheni gjatë ecjes.
Mjekët tregojnë se ky mund të ketë një problem neurologjik.
Neuropatia diabetike është e zakonshme, ndërkohë që diabeti përparon. Këmbët mund të mpihen dhe një person mund të mos ketë një vetëdije të fortë se ku ndodhet trupi i tyre në hapësirë.
Kjo gjendje nëse nuk trajtohet mund të bëhet e dhimbshme. Kontrollimi dhe ruajtja e niveleve të sheqerit në gjak me anë të ushtrimeve, ushqimi i shëndetshëm dhe ilaçet, mund të zvogëlojë rrezikun e neuropatisë diabetike.
Sa duhet të ecni?
Udhëzimet e specialistëve të shëndetit rekomandojnë që të rriturit të bëjnë të paktën 150 minuta deri në 300 minuta në javë ushtrime me intensitet të moderuar.
Ose 75 deri në 150 minuta në javë të një aktiviteti aerobik me intensitet të moderuar në të fortë.
Nëse sapo keni filluar, bëni një aktivitet më të lehtë dhe më të shkurtër duke rritur gradualisht vështirësinë.
Cila do që të jetë gjëndja juaj shëndetësore, vizita tek një mjek ortoped ose fiziotreapist edhe nëse nuk keni një shqetësim të dukshëm, mund t’ju ndihmojë të kuptoni se për çfarë ka nevojë më tepër trupi juaj./AgroWeb.org