BLUETOOTH

“Nuk i prish punë Bardhit një ish më shumë”-Çifti nuk janë “follow” në rrjetet sociale, flet menaxheri i reperit: Nuk i bëj sepse ajo kërkon ndarje çdo javë, të gjithë aty janë për lojë

09:15 - 19.02.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Miku dhe njëkohësisht menaxheri i reperit Bardhi ka komentuar marrëdhënien e tij me Sara Gjordenin në “Big Brother”.




Çifti prej disa javësh kanë nisur një lidhje romantike por duket se gjërat nuk po shkojnë shumë mire pasi dyshja kanë vendosur ti hapin rrugën njëri-tjetrit duke u distancuar pas disa debatesh.

Nga jashtë u vu re se çifti nuk ndiqeshin në rrejtet sociale që për ditët e sotme është një tregues i madh i një marrëdhënie të showbizz-it.

Jetmir i cili menaxhon rrjetet sociale të reperit i ftuar në “FunClub” tha se që nuk i dukej e arsyeshme ti bëj follow pasi Sara kërkon ndarje çdo javë.

Gjithashtu ai thotë që edhe sikur të ndahen Bardhit nuk i prish punë një ish-partnere më shumë pasi mund të prodhoj hite muzikore kushtuar ishit.

Jetmiri: Do doja ta nisja duke përmendur një super hit të Bardhit, këngë që ja kushton ishi-t e nëse i bëhen edhe 1 apo 2 ish-a këtë verë  nuk e ka problem fare.  Nuk dyshoj tek Bardhi se është shumë i sinqertë edhe në jetën reale, ajo po e kërkon vetë ndarjen. Aty të gjithë janë për lojë dhe për vëmendje.

Rrjetet e bardhit karrierën e tij paswordin të gjitha i menaxhoj unë. Ata janë aty brenda ju e shikoni se çfarë ndodhë çdo javë ajo kërkon ndarje.

Dea Mishel: Më duket se ti nuk e ke qejf Sarën?

(Jetmiri qesh dhe i bën bisht pyetjes)

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.