BOTA

Vdekja e Navalnyt, Donald Trump thyen heshtjen: Kjo ngjarja më ka bërë të vetëdijshëm për atë që po ndodh më Amerikë

19:16 - 19.02.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka thyer heshtjen dhe ka reaguar në lidhje me vdekjen mister të liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny.




Trump thotë se kjo ngjarje e kë bërë të kuptojë më tepër se çfarë po ndodh me Amerikën.

“Vdekja e papritur e Alexei Navalny më ka bërë gjithnjë e më të vetëdijshëm për atë që po ndodh në vendin tonë”, shkroi ish-presidenti amerikan në një postim në platformën e tij të mediave sociale Truth Social, ndërsa nuk thotë asnjë fjalë për Putin.

“Është një progres i ngadalshëm, i qëndrueshëm, me politikanë, prokurorë dhe gjyqtarë të majtë, radikalë të majtë që na çojnë në një rrugë drejt shkatërrimit,” shkroi ai, përpara se të fajësonte politikat kufitare të vendit, “zgjedhjet e manipuluara” dhe vendimet e padrejta në sallën e gjyqit.

Nikki Haley, rivalja e vetme e mbetur e Trump në garën presidenciale të republikanëve, bëri një deklaratë të ndryshme.

Ajo bëri fajtor për vdekjen e liderit të opozitës ruse, presidentin Valdimir Putin.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.