BLUETOOTH

“Brigadier i shtëpisë! Edhe në humor je banal”- Agravon debati mes Julian Dedës dhe Romeo Veshajt: Je frikacak, nuk ke argumente

22:01 - 20.02.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Julian Deda dhe Romeo Veshaj kanë debatuar herë pas here brenda shtëpisë së Big Brother. Në spektaklin e kësaj të marte, debati mes dy aktorëve ka agravuar akoma më shumë.




Aktori Julian Deda e quajti Romeon si “brigadier të shtëpisë”, ndërsa ky i fundit i tha “se nuk ke argumente dhe je një frikacak”.

Pjesë nga debati:

Romeo: Juli është një personalitet, një super aktori. Mua më vjen keq që përfundon në këtë lloj grade. Prandaj i lash që të qetësohej. Juli nuk ka argumente. Nuk flet të vërteta dhe bie në gropën që krijon vetë. Juli ku bëhet me nerva i flet goja para mendjes. Ai edhe ofendon.

Juli: Ku të kam ofenduar unë ty?

Romeo: Ti edhe në humor je banal. Juli nuk ka argumenta. Ai të gjithë ushtarët e tij po i nxjerr jashtë.

Ledion Liço: Atëherë fol me emra Romeo.

Romeo: Juli sapo lëshoi Gazin, sapo e lëshoi nga vilajeti i vet derisa ta nxjerri. Ledjonën që e ka shoqe.

Juli: Ju e dëgjuat mentalitetin e brigadierit të shtëpisë.

Romeo: Ty të dhemb, nuk ke argumente. Ti nuk thua emra. Je frikacak. Ma thuaj me emra kë kam ushtar?

Juli: Si kë ke ushtarë? Romeo ti i konsideron njerëzit ose si ushtarë ose si shokë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.