BOTA

Rusia shpall Radion Evropa e Lirë “organizatë të padëshirueshme”

16:59 - 20.02.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rusia e ka shpallur të martën Radion Evropa e Lirë (REL) si “organizatë të padëshirueshme”, sipas një regjistri të Ministrisë së Drejtësisë.




Në përditësimin e fundit është bërë e ditur se Radio Evropa e Lirë është shpallur e padëshirueshme prej 20 shkurtit.

Sipas regjistrit, REL-i është entiteti i 142-të që është përfshirë në listë.

Ligji për “organizata të padëshirueshme” është miratuar më 2015, dhe është përkrahur prej Kremlinit, për të rregulluar organizatat joqeveritare që pranojnë fonde prej jashtë./REL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.