Kryesore

Amnistia penale, Basha: Nuk marrim pjesë në seancë nëse nuk pranohet kërkesa jonë për lirimin e protestuesve demokratë

11:20 - 21.02.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë me dije se nuk do të votojë ligjin për amnistinë penale i cili pritet të votohet nesër në Kuvend.




Sipas Bashës, një ligj i tillë po përdoret nga mazhoranca me qëllim amnistimin e zyrtarëve të dënuar apo janë nën hetim, ndërsa shton se nuk është pranuar kërkesa e tij për amnistinë e protestuesve të opozitës.

“Dua ta bëj të qartë që PD jo vetm që nuk do jetë pjesë e kësaj manovre, por do të bëjë gjithçka për të faktuar se kërcënimi kryesor i luftës kundër pandëshkueshmërisë është Edi Rama. PD inkurajon prokurorët dhe gjyqtarët të vazhdojnë punën e tyre. Një drejtësi e reformuar ka për detyrë për të hetuar dhe dënuar zyrtarë të përfshirë .

PD nuk do të marrë pjesë në seancën e nesërme parlamentare dhe padiskutim që është pritshmëria jonë që askush të mos bëhet patericë e këtij akti korruptiv dhe kriminal që synon lirimin dhe lehtësimin e zyrtarëve të korruptuar. Nëse propozimet tona për aministimin pa kusht të të gjithë protestuesve do të pranohen PD do të rishikojë vendimin e saj”, tha Basha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.