BOTA

Britania e Madhe Sanksionon shefat e burgjeve pas vdekjes së Navalnyt

13:29 - 21.02.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbretëria e Bashkuar ka ngrirë asetet e gjashtë shefave të burgjeve ruse, që janë në krye të kolonisë penale të Arktikut, ku vdiq lideri i opozitës Alexei Navalny.




Individëve të sanksionuar do t’u ndalohet gjithashtu të udhëtojnë në MB. Udhëheqësit perëndimorë kanë hedhur fajin për vdekjen e Navalnyt tek autoritetet ruse, përfshirë presidentin Putin.

“Ata që janë përgjegjës për trajtimin brutal të Navalny nuk duhet të kenë asnjë iluzion – ne do t’i mbajmë ata përgjegjës”, tha Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar Lord Cameron.

Qeveria britanike ka kërkuar gjithashtu që trupi i Navalnyt t’i jepet menjëherë familjes së tij dhe të bëhet një hetim i plotë dhe transparent.

Apeli nga MB i bën jehonë thirrjeve të ngjashme nga nëna e Navalnyt, e cila u filmua të martën jashtë kolonisë penale ku ai vdiq, duke thënë se ajo po përpiqej ta shihte për pesë ditë, por as nuk e dinte se ku ishte.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.