Kryesore

E rëndë/ Kishin konflikte për pronësinë, 66-vjeçari vret me armë zjarri motrën dhe nipin

17:01 - 21.02.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së mërkurë (21 shkurt) në  fshatin Gabresh të Kumanovës, ku një 66-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri motrën dhe dy djemtë e saj.




Si pasojë ka mbetur e vrarë 63-vjeçarja dhe djali i saj 38-vjeçar ka humbur jetën në vend, ndërsa i plagosur ka mbetur djali tjetër, i cili është dërguar në spitalin e Kumanovës ku i po i jep edhe ndihma mjekësore.

Ngjarja dyshohet se të ketë shkak konfliktet për pronësinë, ndërsa 66-vjeçari është arrestuar nga policia njofton Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut..

“Punonjësit e policisë kanë privuar nga liria D.Gj. 66-vjeçar pasi në fshatin Gabresh të Kumanovës për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura pronësore dhe juridike ka shtënë me armë zjarri ndaj motrës së tij D.R.(63), dhe djemve të saj Zh.R.(36) dhe T.R.(38)”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë së Veriut.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.