BLUETOOTH

Humbi përballjen me 5 të tjerë, ky është banori që u eliminua nga BBV! Largohet nga shtëpia pa takuar asnjë nga konkurrentët: Për mua garën e fiton…

07:45 - 21.02.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Balerini Graciano Tagani, është banori i cili la përfundimisht garën në Big Brother VIP 3 natën e djeshme, ku ishte përballë 5 banorëve të tjerë, Ilnisës, Meritonit, Rozës, Eglës dhe Romeos.




Ajo që tërhoqi më shumë vëmendja ishte fakti që Graciano nuk takoi asnjë prej konkurrentëve teksa la shtëpinë, por thjesht ti përshëndeti.

I pyetur se pse nuk takoi asnjë nga banorët, Graciano u shpreh se është një person emocional që kreu veprime emocionale ndaj nuk donte ti takonte.

Unë jam shumë emocional dhe kam bërë veprime emocionale prandaj dola duke mos takuar asnjë”, tha Graciano.

Ndër të tjera ai u pyet edhe se cilin nga banorët shikon fitues të këtij edicioni, pyetje të cilës u përgjigj duke thënë “Juli!”

“Është shumë herët për ta thënë, por loja e Julit është e rafinuar shumë”, u shpreh ai.

Pjesë nga biseda:

Ledioni: Pse nuk takove asnjë?

Graciano: Unë jam shumë emocional dhe kam bërë veprime emocionale prandaj dola duke mos takuar asnjë.

Ledioni: Ishe shumë i lezetshëm aty brenda për hirë të së vërtetës.

Graciano: Nuk jam pishman për çfarë kam bërë, unë u futa për të luftuar dhe ky ishte testi më i madh. Ose do të luaja fort për të ecur shumë ose do të dilja në fillim. Nuk jam futur për të shtyrë ditët.

Ledioni: Ti del nga një televotim i fortë, por ka edhe nga ata brenda shtëpisë si Juli që thonë se ti e harxhove të gjithë municionin tënd.

Graciano: Po, ndoshta. Por doja ti dilja ballë çdo situate. E kuptova mirë çfarë banorët po bënin dhe mendova se kisha të drejtë të luftoja me secalin. Kjo nuk ka qenë rruga e duhur dhe ja ku jam, por realisht e shijova shumë këtë gjë.

Ledioni: Për çfarë do të të marrë malli më shumë?

Graciano: Për çdo sekondë në atë shtëpi, është me fat kushdo që është aty brenda dhe këtë e kam thënë përherë. Do të më marrë malli për emocionet, për debatet, për Romeon, për Eglën…

Arbri: Sipas mendimit tënd kush e fiton Big Brother?

Graciano: Është shumë herët për ta thënë, por loja e Julit është e rafinuar shumë.

Arbri: Juli domethënë?

Graciano: Deri tani mendoj se loja e Julit është në shina dhe shumë e kontrolluara.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.