AKTUALITET

EMRAT/ Legalizuan një pallat në kundërshtim me ligjin, pas 11 punonjësve pezullohet nga detyra kreu i Kadastrës në Lezhë

09:02 - 21.02.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Drejtori i Agjencisë së Kadastrës në Lezhë, Gentian Malotaj është pezulluar nga detyra.




Krahas 11 punonjësve është pezulluar dhe përgjegjësi i legalizimeve, Artur Shabaku.

Sipas News24, mësohet se zyrtarët janë vënë nën hetim nga prokuroria e Lezhës për veprën penale “Shpërdorim Detyre”, dhe në kuadër të këtij hetimi prokuroria Iva Harka ka kërkuar pezullimin e tyre nga detyra, kërkese që është miratuar nga Gjykata e Lezhës.

Sipas prokurorisë dy zyrtarët e Kadastrës kanë legalizuar një pallat në zonën e Kunës në Shëngjin në kundërshtim me ligjin.

Vendimi i pezullimit është ankimuar në gjykatën e Apelit Tirane, ndërsa pak ditë me parë u pezulluan dhe 11 punonjës pasi akuzohen për moszbatimin e një vendimi gjykate për mos kthimin në shtet të një sipërfaqe toke të tjetërsuar në zonën e Ranës e së Hedhur në Shëngjin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.