Kryesore

“A mendoni se do të hetoheni për rastin McGonigal”? Rama i vendosur: E kam takuar dhe do ta takoja sërish!

19:27 - 21.02.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Edhe pse ish agjenti i FBI-së, McGonigal është dënuar me burg nga autoritetet amerikane për rastin shqiptar, kryeministri Edi Rama thotë se do ta takonte sërish nëse do të ktheheshe prapa.




Në një komunikim me gazetarët pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare, kreu i qeverisë tha se në komunikimet e tij për këtë çështje i është referuar pikë për pikë çfarë është thënë në dokumentet zyrtare në SHBA.

 

Pyetje: McGonigal është dënuar me 28 muaj burg sepse u provua ndryshe nga ajo që keni thënë ju për marrjen e parave nga Agron Neza? A mendoni se do hetoheni për këtë rast, sepse McGonigal është dënuar sepse në një farë mënyre është korruptuar nga kryeministri i Shqipërisë.

 

Rama: Unë në prononcimet e mia lidhur me këtë çështje i jam referuar pikë për pikë çfarë është thënë në dokumentet zyrtare në SHBA, sepse vetë nuk kam pasur dijeni lidhur me cfarë kanë publikuar institucionet në SHBA

Pyetje: Prokurorja tha se paratë janë dhënë për të krijuar lidhje me zyrtarët shqiptarë? Ju e keni takuar.

Rama: E kam takuar dhe do e takoja sa herë të kthehesha prapa, sepse po të më kërkohen takime nga zyrtarë amerikane, evropiane apo të vendeve aleate, do i mirëpres gjithmonë. Duhet ta pranoni se te kjo çështje duhet ta pranoj se ja keni futur kot.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.