Kryesore

“Do nxjerrë nga burgu zyrtarët e korruptuar”- Manja i përgjigjet Bashës: S’ka aministi për veprat që po gjykohen në GJKKO

13:50 - 21.02.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka komentuar amnistinë penale dhe akuzat e kreut të PD-së, Lulzim Basha se aministia penale do të përdoret për të nxjerrë nga burgu zyrtarët e korruptuar.




Ministri Manja, pas mbledhjes së qeverisë, u shpreh se amnisti mbi ndjekjen penale nuk ka për asnjë nga veprat që po hetohet dhe gjykohen në Gjykatën Speciale.

Ai u shpreh se nuk do të ketë falje as për krimet që lidhen me nderin dhe dinjitetin, apo dhunën në familje.

“Dje në Komisionin e Ligjeve ka kaluar projektligji për amnisti, i cili do ti drejtohet seancës plenare. Amnistia penale flitet për çështje që janë në duart e prokurorisë ose pa u gjykuar nga Gjykata.

Amnisti mbi ndjekjen penale nuk ka për asnjë nga veprat që po hetohet dhe gjykohen në Gjykatën Speciale. Amnisti mbi ndjekjen penale ka mbi çështjet që dënohen deri në 2 vite burg sa i takon kundravajtje penale.  S’do të amnistohen veprat që kanë të bëjnë me nderin, apo dinjitetin dhe dhunën në familje apo mbi bazë gjinore. Amnistia ka disa parime mbi të cilat bazohet. Një nga parimet kryesore është parimi i mbrojtjes së interesit publik”, tha Manja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.