Kryesore

Rama me kritika në Asamblenë e PS: Në Vlorë gjendja me anëtarësimet, shqetësuese! Ja qarku më problematik

21:59 - 21.02.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të mërkurë Asamblenë e PS. Gazetari i News24, Ergys Gjençaj bën me dije se gjatë kësaj mbledhjeje e cila është zhvilluar online, por që kreu i qeverisë ka qenë në selinë rozë, ka deklaruar ndër të tjera se në Vlorë gjendja me anëtarësinë është shqetësuese.




Rama ka thënë se deputetët duhet që të bëjnë një proces real të të dhënave. Ndërkohë, kreu i ekzekutivit ka kërkuar që për barazinë gjinore, në Dibër duhet të ndërtohet një skemë.

Gjirokastra për Ramën është qarku më problematik sa i takon anëtarëve joaktive.

“Nuk mungojë njerëzit që duan të anëtarësohen në PS. Duhet të hapen dyert”, mësohet të ketë thënë kryeministri.

Ai ka shtuar po ashtu se aktiviteti dixhital është pjesë e punës dhe se duhet të dominojnë mjedisin publik politik në rrjetet sociale.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.