Kryesore

Sulmi në Banjskë, Vuçiç: Nëse ngrihet aktakuzë për serbët e përfshirë, ata do të thonë se kemi mbrojtur vatrën tonë

10:52 - 21.02.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka folur në lidhje me sulmin në Banjskë më 24 shtator 2023 ku u vra polici nga Kosova Afrim Bunjaku.




Vuçiç është shprehur se organet kompetente shtetërore do të ngrenë aktakuzë për rastin Banjskë “në përputhje me ligjin për vepra të caktuara penale”.

Duke folur për Radiotelevizionin e Serbisë (RTS) ai u shpreh se për këtë temë ka folur dje me kryetarin e Këshillit Evropian, Charles Michel, dhe ka shtuar se mund të ngrihen aktakuza për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

Vuçiç pretendon se serbët që u përleshën me policinë e Kosovës në Banjskë ishin “të ndjekur si bisha”.

“E si mund të ngrehin aktakuzë për diçka tjetër kur ata njerëz do të thonë “ne e bëmë punën tonë sepse sipas rezolutës 1244, Kosova i takon Serbisë dhe atje duhet të ketë deri në 1000 pjesëtarë të ushtrisë dhe policisë serbe dhe ne duhet të mbrojmë vatrat tona dhe vendin tonë në përputhje me Kushtetutën”. Dhe çfarë t’u themi, për këtë ju do të dënoheni dhe të pranojmë që Kosova është shtet i pavarur dhe t’i gjykojmë nga ky këndvështrim”, ka pretenduar Vuçiç

 “Atyre njerëzve u është premtuar, u kam sjellë një premtim nga evropianët dhe amerikanët, se askush nuk do t’i ndjekë pas barrikadave në nëntor, dhjetor”, ka thënë Vuçiç.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.