Kryesore

“Do të kemi një institucion Prefekti shumë më efektiv”- Balla: Kemi marrë si referencë Francën dhe Italinë. Cilat do të jenë kompetancat e tij

13:55 - 21.02.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në fjalën e tij pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, tha se synohet të rritet roli i prefektit në pritshmërinë e qeverisë duke e bërë atë shumë më efektiv.




Ai shtoi se roli kryesor i prefektit do të jetë koordimi i pushtetit vendor me institucionet e tjera vendore dhe garantimin e sigurisë publike.

Balla u shpreh është marrë si referencë Franca, Italia e Rumania.

Institucioni i prefektit është shumë i rëndësishëm, na duhet ta ngremë rolin e prefektit në pritshmërinë e kësaj qeverie, për një rol sa më të rëndësishëm, një rol udhëheqës. Prefekti është drejtuesi i të gjitha taskforcave që ne zhvillojmë në kuadër të proceseve qeverisëse në nivel vendor.

Po krijojmë edhe këshillat vendore të sigurisë publike, për të koordinuar më së mirë të gjitha agjencitë ligjzbatuese që lidhen me sigurinë publike në cdo komunitet. I kemi besuar prefektëve rol drejtues për paketën e sigurisë në shkolla dhe na ka rezultuar të jetë një rol efikas, por kemi identifikuar edhe disa ndryshime që lidhen me nevojën dhe e përcaktimit më të qartë” tha Balla.

I pyetur nga gazetarët nëse Prefekti me kompetencat e reja mund të kërkojë shkarkimin e kryetarit të Bashkisë, tha se nuk është e vërtetë.

Mund të kërkojë shkarkimin?

Balla: Ka qenë një informacion i rremë lidhur me këtë qasje. Qeveria ka të drejtën e rasteve të propozimit të shkarkimit. Në ligj përcaktohet qartë dhe vendimin përfundimtar e jep Kushtetuesja. Nuk është e vërtetë.

Çfarë kompetencash?

Balla: S’ka përplasje të kompetencave të prefektit me kryetarin e bashkisë. Prefekti është përfaqësuesi vendor i Këshillit të Ministrave. Ajo që për mua ka rëndësi është drejtimi i Këshillit Vendor të Sigurisë publike, për të garantuar më shumë siguri në komunitet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.