Kryesore

Basha ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë/ Marrëveshja me Italinë dhe Amnistia Penale, a do të sigurojë maxhoranca 84 vota?

07:32 - 22.02.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Marrëveshja me Italinë dhe Amnistia Penale do të shkojnë sot në Kuvend për t’u votuar, ndërsa nuk dihet nëse kjo e fundit do të sigurojë mjaftueshëm votat.




Në një kohë kur maxhorancës i duhen 84 vota për të votuar Amnistinë Penale, dje Basha pohoi se deputetët e grupit të tij nuk do të ishin të pranishëm nëse nuk merreshin në konsideratë për këtë çështje edhe amendamentet e tyre. Po ashtu Basha kërkoi dhe lirimin e protestuesve të opozitës që u arrestuan ditën e tubimit nga policia.

Sakaq, këto dy projektligje janë kundërshtuar nga opozita, e cila ka lëshuar dhe akuza në drejtim të qeverisë. Ndërkohë opozita prej disa kohësh nuk ka lejuar që seancat plenare të vijojnë në normalitet, pasi kërkojnë ngritjen e komisioneve hetimore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.