Kronikë

EMRAT/ Policia zbardh krimin në familje: Tre fëmijët autorë të ngjarjes, në hetim edhe nëna e tyre

18:27 - 23.02.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Durrësit ka zbardhur të gjithë dinamikën e krimit të rendë në familje, ku tre fëmijët vranë me armë zjarri babain e tyre, Pëllumb Meta dhe më pas e varrosën atë, me qëllim për të fshehur ngjarjen.




Në një deklaratë për mediat, Policia e Durrësit tha se në pranga janë vënë, tre fëmijët, Hysen Meta i cili dyshohet se ka qëlluar babain, vajzën Hygerta Meta dhe djali tjetër, Amarildo Meta, të tre autorë në bashkëpunim të krimit,

Ndërkohë në hetim në gjendje të lirë është edhe nëna e tyre, Blerina Meta.

“Në datën 22 shkurt u arrit të zbulohej se nuk kishim të bënim me një zhdukje personi, por me një krim. U gjet trupi i viktimës, i cili ishte i varrosur në ambientet e brendshme të banesës. Viktima u zhvarros dhe pas ekspertizës rezultoi se ishte vrarë me armë zjarri. U gjetën provat dhe u arrestuan në flagrancë anëtarët e familjes, vajza dhe dy djemtë. Ne gjendje te lire po hetohet nene e tyre, Blerina Meta”, tha Policia.

“Rezultoi se vrasja ka ndodhur në ambientet e brendshme të banesës, në një prej dhomave. Më pas trupi është varrosur në kasollen që ndodhej afër. Gjatë këtyre veprimeve është gjetur edhe një predhe armë zjarri me të cilën është kryer krimi. Janë gjetur pjesë të tjera të armëve të zjarrit, është sekuestruar kallashnikov, tesha të tjera të cilat do ti nënshtrohen analizave. Në tërësinë e hetimeve, u arrit që të gjendej edhe arma e krimit, pistoleta, në një zonë moçalore. Shtetasit e përfshirë në krim kanë deklaruar se motivi i vrasjes kanë qenë konfliktet familjare dhe nxitja prej babait që vajza të fejohej me një person pa dëshirën e saj. Materialet janë dërguar pranë Prokurorisë Durrës dhe vazhdojnë veprimet e tjera me qëllim që të përcaktojmë persona të tjerë nëse ka të përfshirë”, tha policia.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.