Kronikë

I akuzuar si porositësi në atentatin ku mbeti i vrarë Erion Çela, Vocaj: Do të kërkojmë ekstradimin e Kasandër Nogës nga Belgjika

11:04 - 24.02.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj,  i pyetur në  lidhje me ekstradimin e Kasandër Nogës, tha se do të kërkohet sjellja e tij në vendin tonë, pavarësisht se ai është i dënuar në Belgjikë për tentativë vrasje.




Gjithashtu Vocaj theksoi se është fakt që hetimet për zbardhjen e vrasjes së Erion Çelës, janë nisur nga Prokuroria e Durrësit, por sipas tij hetimet janë bërë të ndarë për ngjarjen në kryeqytet.

“Është fakt që fakt që indicia për hetim themelor ka rrjedhur nga hetimet e Prokuroria e Durrësit në momentin e arrestimit të vëllezërve Beqiraj. Hetimet janë ndjekur të ndara.

Prokuroria Tiranë, oficerët e Policisë gjyqësore të krimeve të rënda, i kanë analizuar me detaje të gjitha deklarimet e vëllezërve Beqiraj, të cilat kanë qenë mjfat të rëndësishme për fillimin e hetimeve.

Pa diskutim që falenderoj kolegët tanë të policisë së Durrësit, prokurorët e Prokurorisë së Durrësit për punën e bërë.

Për sa i përket ekstradimit të Kasandër Nogës, dihet që Kasandër Noga është i dënuar në Belgjikë për një tentativë vrasje dhe kuptohet që në interes ë këtij hetimi dhe në interes të disa hetimeve të tjera që është i dyshuar, normalisht që do të kërkohet ekstradimi i tij në vendin tonë”, tha Vocaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.