Kronikë

EMRI/ I dënuar me 4.8 vite burg për drogë, arrestohet 40-vjeçari

09:22 - 24.02.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim nga policia, pasi rezulton i dënuar me 4.8 vite burg për prodhim dhe shitje narkotikësh, është arrestuar në Tiranë.




Kledist Hysa u kap në rrugën “Jordjan Misja” në kryeqytet. Ai ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Tiranës, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i i policisë:

Kapet nga Seksioni i Kërkimit, dhe vihet në pranga, një shtetas i dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për vepra penale në fushën e narkotikëve.

Shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, në rrugën “Jordjan Misja”, u kap dhe vu në pranga shtetasi Kledist Hysa, 40 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Megaoperacioni “Sundimi i ligjit” vazhdon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.