Kryesore

Ereksion i fortë pa ilaçe, ja ushtrimet që propozojnë studiuesit për të shmangur problemet e meshkujve në s*ks

22:46 - 24.02.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Hulumtimi i dy profesorëve të fizioterapisë në Australi nxjerr në pah ushtrimet e dyshemesë së legenit si një trajtim potencial për mosfunksionimin erektil dhe ejakulimin e parakohshëm.




Profesorët analizuan studime nga e gjithë bota që përfshinin më shumë se 650 burra që kishin përdorur ushtrime të dyshemesë së legenit për të luftuar mosfunksionimin erektil ose derdhjen e parakohshme, me 52% dhe 30% përkatësisht si probleme të popullatës së përgjithshme mashkullore.

Sipas tyre këto janë ushtrime që zakonisht i ndihmojnë njerëzit të kontrollojnë mosmbajtjen pas operacionit.

“Ne menduam se e njëjta teori e stërvitjes së muskujve të legenit mund të zbatohej për mosfunksionimin seksual”, tha Dr. Myers, duke shtuar se problemet me muskujt e legenit shpesh lindin nga mungesa e aktivizimit, kontrollit ose forcës.

“Ulja e tonit të muskujve ka qenë e lidhur me mosmbajtjen dhe mund të ndikojë drejtpërdrejt në forcën e ereksionit dhe në procesin e ejakulimit”, shpjegojnë studiuesit.

Muskujt e dyshemesë së legenit janë ata që aktivizohen kur një mashkull ndalon procesin e urinimit ose kur një mashkull tërheq testikujt. Prandaj, ushtrimet përkatëse konsistojnë në shtrëngimin dhe mbajtjen periodike të këtyre muskujve gjatë gjithë ditës në mënyrë që të rritet fuqia dhe kontrolli i tyre.

Pas analizimit të studimeve nga e gjithë bota, studiuesit zbuluan se ushtrimet e dyshemesë së legenit luajtën një rol në kontrollin e problemit.

Në arritjen e një përfundimi, studiuesit vunë në dukje se të gjitha provat e përfshira në rishikim identifikuan ushtrimet e dyshemesë së legenit si efektive në menaxhimin e mosfunksionimit seksual, por theksuan se nevojiten kërkime të mëtejshme për të konfirmuar të dhënat.

Studiuesit theksojnë se ushtrimet e dyshemesë së legenit për parandalimin e disfunksionit erektil dhe ejakulimit të parakohshëm janë një opsion jo invaziv dhe ekonomik, krahasuar me metodat tradicionale.

Po ashtu ata theksuan se është e rëndësishme të pranohet se si mosfunksionimi erektil ashtu edhe derdhja e parakohshme mund të jenë një simptomë e kushteve të tjera, veçanërisht te meshkujt e moshuar, prandaj rekomandohet të kërkoni ndihmën e një specialisti.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.