EKONOMI

Mbyllja e hendekut të shëndetit të grave, investimet që u shtojnë vite jetë dhe të nxisin ekonominë globale

07:45 - 24.02.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një mundësi prej 1 trilion dollarësh për të përmirësuar jetën dhe ekonomitë. Investimet që shënjestrojnë hendekun e shëndetit të grave mund t’u shtojnë atyre vite jetë dhe të nxisin ekonominë globale me 1 trilion dollarë në vit deri në vitin 2040, sipas një studimi të McKinsey.




Gjatë dy shekujve të fundit, rritja e jetëgjatësisë, si për burrat edhe për gratë, ka qenë një histori e jashtëzakonshme suksesi. Jetëgjatësia globale u rrit nga 30 vjet në 73 vjet, midis viteve 1800 dhe 2018. Por kjo nuk është tabloja e plotë.

Gratë kalojnë një pjesë më të madhe të jetës në shëndet të dobët. Një grua kalon mesatarisht nëntë vjet në shëndet të dobët, gjë që ndikon në aftësinë e saj për të qenë e pranishme dhe/ose produktive në shtëpi, në fuqinë punëtore dhe në komunitet dhe ul potencialin e fitimit.

Duke u mbështetur në punën e mëparshme nga Instituti Shëndetësor McKinsey dhe Instituti Global McKinsey, analistët e vlerësuan këtë boshllëk shëndetësor për sa u përket viteve të jetës në gjendje të dobët shëndetësore dhe sa lidhje ka ky hendek me pengesat strukturore dhe sistematike me të cilat përballen gratë.

Mbyllja e hendekut të kohës më të gjatë që kalojnë gratë në “shëndet të dobët” në krahasim me burrat, jo vetëm që do të përmirësonte shëndetin dhe jetën e miliona grave, por gjithashtu do të nxiste ekonominë globale me të paktën 1 trilion dollarë në vit, deri në vitin 2040.

Ky vlerësim ndoshta nuk është shumë i saktë, duke pasur parasysh nënraportimin dhe boshllëqet e të dhënave për kushtet shëndetësore të grave (Grafiku 1).

 

Shëndeti më i mirë lidhet në mënyrë kritike me pasurimin ekonomik. Hendeku shëndetësor i grave në total është i barabartë me 75 milionë vite jetë të humbura, për shkak të shëndetit të dobët ose vdekjes së parakohshme (Grafiku 2), e barasvlershme me shtatë ditë për grua në vit.

Mbyllja e hendekut mund të japë ndikim pozitiv të krahasueshëm me hyrjen në punë me kohë të plotë, të 137 milionë grave, deri në vitin 2040. Kjo mund t’i nxjerrë gratë nga varfëria dhe t’i lejojë të jenë financiarisht të pavarura dhe të mbështesin familjet e tyre.

Disa nga shkaktarët e këtij hendeku janë efektiviteti më i ulët i trajtimeve për gratë, ofrimi i kujdesit më të keq shëndetësor dhe mungesa e të dhënave. Zgjidhja e tyre do të kërkonte investime të mëdha, por gjithashtu do të reflektonte mundësi të reja të tregut.

Ndërsa përmirësimi i shëndetit të grave ka rezultate pozitive ekonomike, ai është mbi të gjitha një çështje e barazisë shëndetësore dhe gjithëpërfshirjes. Mbyllja e hendekut shëndetësor të grave mund të përmirësojë cilësinë e jetës së tyre, si dhe të krijojë valë pozitive në shoqëri, si përmirësimi i shëndetit të brezave të ardhshëm dhe plakja e shëndetshme.

Sfidat me të cilat përballen gratë kur kërkojnë kujdes shëndetësor, shfaqen në mënyra të ndryshme dhe në sëmundje dhe sektorë të ndryshëm të shoqërisë. Për sa i përket ndikimit të mundshëm ekonomik të zgjidhjes së këtyre sfidave, të gjitha grupmoshat dhe vendet gjeografike mund të kenë përfitime, ku shumica e potencialit do të vinte nga gratë në moshë pune.

Përkufizimi i plotë i shëndetit të grave

Shëndeti i grave shpesh thjeshtohet për të përfshirë vetëm shëndetin seksual dhe riprodhues, gjë që nuk mjafton për të përshkruar gjithë shëndetin e grave.

Ky raport e përkufizon shëndetin e grave si mbulim të kushteve specifike të seksit femëror (për shembull, endometriozës dhe menopauzës) dhe kushteve të përgjithshme shëndetësore që mund të prekin gratë ndryshe nga burrat (një barrë më e lartë e sëmundjes) ose në mënyrë joproporcionale (shans më i lartë për t’u prekur nga një sëmundje e caktuar).

Hulumtimet tregojnë se shëndeti seksual dhe riprodhues, shëndeti i gruas shtatzënë, i të porsalindurve dhe fëmijëve, përbëjnë afërsisht 5% të barrës së shëndetit të grave, edhe pse kjo shifër është ndoshta një nënvlerësim (Grafiku 4).

Vlerësohet se 56% e barrës vjen nga kushtet shëndetësore që janë më të përhapura dhe/ose manifestohen ndryshe te gratë. Pjesa e mbetur prej 43% buron nga kushtet që i prekin gratë në mënyrë të ndryshme ose më shpesh se burrat.

Gratë kanë më shumë gjasa të preken nga një gjendje specifike gjinore midis moshës 15 dhe 50 vjeç.

Kushtet e tjera shëndetësore ndodhin gjatë gjithë jetës së grave, por gati gjysma e barrës shëndetësore prek gratë në vitet e punës, gjë që shpesh ka ndikim në aftësinë e tyre për të fituar para dhe për të mbështetur financiarisht veten dhe familjen (Grafiku 5).Pothuajse-gjysma-e-barres-shendetesore-prek-grate-ne-moshe-pune-1118

Ndërlikimet e shtatzënisë mund të rrisin rrezikun për sëmundje kronike; për shembull, hipertensioni gestacional mund të shkaktojë hipertension kronik dhe gratë që kanë pasur diabet gestacional, kanë një rrezik prej% që të preken nga diabeti i tipit 2, shtatë deri në dhjetë vjet pas lindjes së fëmijës. Shëndeti i mirë i nënës ndihmon nënën dhe foshnjën, me përfitime që shtrihen përtej shtatzënisë dhe lindjes.

Barazia shëndetësore përfshin qasjen në ndërhyrjet dhe mundësitë e duhura për çdo individ, pavarësisht nga gjinia, identiteti seksual, orientimi seksual, mosha, raca, etnia, feja, niveli i aftësive, arsimimi, niveli i të ardhurave ose çdo karakteristikë tjetër dalluese.

Për gratë, kjo mund të fillojë duke kuptuar më mirë qasjen në ndërhyrjet që çojnë në rezultatet më të mira.

Si ta lexoni këtë raport

Analiza e paraqitur në këtë raport përfshin një vlerësim të barrës shëndetësore të lidhur me hendekun shëndetësor të grave, të matur në vitet e mundshme të jetës së shëndetshme. Ky potencial për përmirësimin e shëndetit, përkthehet më pas në potencial ekonomik, i matur si kontribut në Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB).

Janë tre shkaqe rrënjësore që shkaktojnë hendekun gjinor në shëndet. Ato janë pabarazitë në shkencë, në të dhëna dhe në ofrimin e kujdesit shëndetësor. Mbyllja e këtij hendeku të dëmshëm për gratë, sjell përfitime të mëdha ekonomike që mund të çojnë në rritje të PBB-së.

Ndërsa ky raport përqendrohet në përfitimet e mundshme ekonomike të mbylljes së hendekut shëndetësor të grave, ka edhe një arsye morale për të mbyllur hendekun shëndetësor të grave dhe për të përmirësuar jetën e miliona grave në mbarë botën./Monitor


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.