Është zbardhur dëshmia para hetuesve e 25-vjeçarit Hysen Meta, i cili qëlloi për vdekje me armë zjarri të atin dhe më pas në bashkëpunim me të motrën, Hygerta dhe Amarildo Meta, e varrosën në kasollen pranë banesës së tyre në fshatin Shënavlash të Durrësit.
“Po une e qellova. Debatuam keq. Ishin edhe antaret e tjere te familjes ne shtepi. Ishte data 10 shkurt. Ne mesdite ka ndodhur ngjarja. Nuk ishte hera e pare qe debatonim. Aty u mbush kupa. Kur ikte ai ne pune i thoshim njeri tjetrit na nxiu jeten, mr kete njeri nuk jetohet. Mesditen e dhjete shkurtit, gjate debatit mora pistoletem dhe e qellova disa here. Nuk me kujtihet sa here e shkrepa armen.
Ishim ne dhome, ate e mbuloi gjaku. Bashke me motren dhe vellain e morem trupin, e mbeshtillem me plastmas mos te rridhte gjak. Me pas hapem gropen brenda kasolles me qellim mos te na shikonte njeri. Gjate mbremjes zhvendosem trupin nga shtepia deri te kasollja. E mbuluam aty. Me pas planifikuam se cfare do te thoshim ne polici. Pasi zhdukem trupin, duhet te zhduknim makinen.
E morem makinen dy dite me pas dhe cuam diku afer sektorit rinia. Pastaj erdhem ne polici. Me pas dihet, ndodhi ajo qe e dini edhe ju. E zbuluat. Donte ta merte persiper motra pasi ne nje fare menyre ishte shkaku i sherrit. Por e vertea eshte kjo qe them une. Mare persiper autoresine, nuk jam penduar. Me vjen keq vetem per motren dhe vellain se nuk kane faj fare”,- ka qene kjo nje pjese e deshmise se 25 vjecarit.