BOTA

VIDEO/ Zjarr në një kompleks apartamentesh, 15 persona humbin jetën dhe 44 të tjerë plagosen

07:51 - 24.02.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të paktën 15 persona humbën jetën dhe 44 të tjerë u plagosën nga zjarri që shpërtheu të premten në një kompleks banimi në qytetin lindor të Kinës Nanjing.




Zjarri ka nisur në orën 04:39 të mëngjesit të së premtes (me orën lokale) dhe për shuarjen e tij janë mobilizuar forca të shumta të zjarrfikësve me 25 automjete.

Në imazhet që shihen në rrjetet sociale kineze, shfaqet një ndërtesë shumëkatëshe e përfshirë nga flakët dhe tymi i dendur që ngrihet në qiell. Shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar, por autoritetet vlerësojnë se ka nisur në një vend ku ka pasur dyrrota elektrike. Në një konferencë për shtyp, kryetari i bashkisë së metropolit kinez, Chen Zhichang, shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave. Muajin e kaluar, 39 persona humbën jetën nga zjarri në një dyqan në provincën Jiangxi të Kinës qendrore.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.