Kryesore

Diabeti, zbuloni recetën me produkte natyrale që kryen efektet e insulinës

14:12 - 26.02.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përdorimi i insulinës dhe medikamenteve, duket i paevitueshëm për njerëzit e diagnostikuar me diabet.




Me kalimin e kohës, niveli i triglicerideve dhe i tensionit të gjakut tek personat me diabet rritet ndjeshëm, duke nxitur kështu përdorimin e një sërë medikamenteve që shkaktojnë dëm në organizëm.

Të dhënat, tregojnë se një regjim specifik ushqimor që përfshin fruta dhe perime të freskëta është shumë efikas.

Regjimi i shëndetshëm ushqimor kundër diabetit

Konsumoni fruta e perime të plota ose të shtrydhura.

Sugjerohet t’i konsumoni të plota pasi sasia e frutave në lëngje është më e madhe dhe si pasojë, edhe sasia e sheqerit.

Ju duhet një vullnet i çeliktë dhe përkushtim i fortë për të konsumuar vetëm ushqime të gjalla e të pagatuara, deri sa niveli i sheqerit në gjak të ulet.

Falë nivelit të ulur të sheqerit në gjak, ju humbisni edhe shumë në peshë. Regjimi me ushqime të freskëta e të pa gatuara, do ta vini re që do t’ju transformojë.

Në rreth katër muaj, do të arrini të normalizoni tensionin, peshën dhe trigliceridet. Të gjitha këto arritje falë zgjedhjeve të shëndetshme dhe jo ilaçeve.

Një nga lëngjet më të rekomanduara, është një kombinim fitues për shëndetin.

Përbërësit:

5 kivi

Një grusht me spinaq (ose sipas dëshirës e zëvendësoni spinaqin me kale, lëpjetë ose pazi)

2 banane

2 mollë

Gjysëm litri ujë

Përgatitja:

Hidhini të gjithë përbërësit në një mikser dhe përziejini së bashku. Shtoni ujin dhe përziejeni sërish.

Pini rreth gjysëm litri të lëngut në mëngjes dhe pjesën tjetër gjatë ditës. Nëse ndiheni të uritur hani fruta, sallata dhe peshk ton, sepse trupi do të ketë nevojë për vitaminën B12.

E bukura e këtij regjimi është se nuk do të ndiheni të uritur. Truri dhe trupi e merr të gjithë informacionin që i nevojitet nga gjaku, ku edhe gjenden ushqyesit më të dobishëm./AgroWeb.org


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.