Kronikë

Tjetër ngjarje kriminale/ Në 2010 gjyshja e tre fëmijëve që vranë dhe groposën të atin, vrau vjehrrën dhe plagosi burrin

13:07 - 26.02.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Krimi në Shënavlash të Durrësit, ku fëmijët bashkëpunuan me njëri-tjetrin për të vrarë babanë, nxjerr në pah dhe një tjetër ngjarje kriminale që lidhet me këtë familje.




Mësohet se nëna e Blerina Metës, bashkëshortja e Pëllumb Metës, vrau vite më parë vjehrrën e saj dhe plagosi burrin.

Ngjarja ndodhi në maj të vitit 2010 në Kurbin. Pas një sherri në familje, Sanije Tuga mori armën dhe qëlloi me breshëri mbi vjehrrën e saj Beharen dhe burrin e saj, Bajftjarin, duke lënë të vdekur në vend të moshuarën dhe plagosi rëndë burrin. Pasi bëri 6 vite burg, mësohet se Sanije Tuga ishte kthyer sërish në familjen e burrit të saj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.