Kronikë

Vëllai dhe motra e Pëllumb Metës akuza ndaj nënës së fëmijëve: Ka punuar 26 vite për këtë ditë…

21:58 - 26.02.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Opinioni publik u trondit, pasi policia zbardhi ngjarjen e rëndë në Shënvlash, Durrës ku familjarët vranë babanë e tyre, Pëllumb Meta, 50-vjeç dhe më pas e varrosën në kasolle.




Ngjarja e cila ka ndodhur më 10 shkurt, u zbulua nga autoritet 12 ditë më vonë, ndërsa në pranga janë vënë dy djemtë dhe vajza e viktimës dhe është proceduar bashkëshortja e tij.

Për Top Channel ka folur për herë të parë vëllai i 50-vjeçarit, Ramazan Meta i cili shprehet se zhvarrosja e trupit ka qenë një moment shokues.

“Mora vesh që vëllai ishte zhdukur shkova në polici shkova dhe tek familja e tij pyeta. Më thanë nuk dimë gjë. Kjo ishte shumë e dyshimtë, por unë nuk dyshova tek fëmijët dhe tek familja e tij. Në orën 11 të natës së datës 22 erdhi policia dhe e zhvarrosi. Unë vëllain e paskam pasur këtu dhe e kërkoja në vende të tjera”, tha vëllai i viktimës Ramazan Meta.

Sipas tij shkaktarja e kësaj ngjarje ka qenë kunata, Blerina Meta.

Shkaktarja e kësaj pune është e shoqja. Shteti të bëjë punën dhe të gjejë autoren kryesore. Kush pati mundësi t’i mësojë fëmijët? Fëmijët nuk patën asgjë të keqe nga babai i tyre. I shkolloi dhe i mbajti afër. Çfarë të keqe patën? Mirë që e vranë por pse e groposën që ta zhduknin. Të vinin të më thoshin “O xhaxhi në zënkë e sipër e vramë”, tha ai.

Edhe Motra e viktimës ka hedhur akuza të rënda ndaj bashkëshortes së Pëllumb Metës, duke thënë se ajo ka 26 vite që punon dhe e pret këtë ditë.

Ajo thotë se akuzat për dhunë në familje nuk janë të vërtetë duke shtuar se ai i donte dhe i përkëdhelte fëmijët, sidomos vajzën.

Asnjë qime floku nuk ka prekur. Ajo ishte aq e aftë në 26 vite bëri shkollën e krimit dhe urrejtjes që largoi çdo pjesëtar të afërt apo të lart me familjen, Pëllumbi po të ishte aq i dhunshëm e kishte fuqinë ta detyronte. S’ka bërë një vit babai që vdiq, vetë ishte me djalin e vogël. Monstra vet nuk erdhi. Ai po të ishte aq i dhunshëm mund ta kishte marrë nga flokët, Të gjitha jemi femra dhe kemi grindje por nuk e çon dot nëpër mend t’i hedhësh fëmijët kundra një babe. Ta gjesh në gjumë, me gjakftohtësinë me të madhe, edhe nëna me gjithë gocën, që e ka mbajt. Hygertën e mbante si 9 vjeçe. Gerta hajde te babai, ulu këtu, i përkëdhelte. Të gjitha të mirat njëri tjetrit. Ajo duhet të jetë prapa hekurave, është manipuluese, monstër e të gjitha kohërave që ka punu 26 vite për këtë ditë që ia arriti. Nuk është shembull i familjeve shqiptarëve.

Paska ardh koha që sot t’i thuash fëmijës, nuk paska të drejtë prindi që të kritikojë fëmijën.O djalë je bërë 26 vjeç, e ka çu me parë borxh jashtë shtetit që t’i plotësonte tekat. Kjo e fejesës është absurde për gjithë njerëzimin e farefisin. Ajo të kishte qenë e mirë nuk hidhte kapuçin në kokë por të dalë dhe të thotë, i bën edhe njerëzit e tillë me njollë të zezë, ajo vetë ishte e atillë. Turp t’i vijë!”-deklaroi motra e viktimës, intervistë e transmetuar në Top Story.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.