Kronikë

Vrasja e 50-vjeçarit në Durrës, ja kur do të mbahet seanca ndaj tre fëmijëve të tij

11:31 - 26.02.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Seanca gjyqësore ndaj tre fëmijëve të Pëllumb Metës do të zhvillohet ditën e sotme në orën 12:00 për vlerësimin e masave të sigurisë ndaj tyre.




Hygerta Meta, 19-vjeçe, Amarildo Meta, 21-vjeç dhe Hysen Meta 25-vjeç akuzohen se kanë vrarë të atin brenda shtëpisë së tyre në Shënvlash të Durrësit dhe më pas e kanë groposur në kasollen pranë banesës.

Njoftimi i Gjykatës:

Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës është regjistruar çështja penale Nr. 127/1, me objekt “Vleftesimin e ligjshem te arrestit dhe caktimin e mases se sigurimit ndaj shtetasve H. Meta, H. Meta dhe A. Meta te dyshuar per kryerjen e veprave penale te parashikuar nga neni 79/c,278/4 dhe 303 e 25 te K.Penal”.

Kjo çështje është në shqyrtim pranë Gjyqtares Shpëtime Pitaku.

Seanca gjyqësore do të zhvillohet në datë 26.02.2024, ora 12:00.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.