BOTA

U vranë nga ish i dashuri polic, gjenden trupat e pajetë të prezantuesit dhe partnerit të tij

07:29 - 27.02.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia ka gjetur trupat e pajetë të çiftit të zhdukur Jesse Baird dhe Luke Davies.




Oficeri i policisë Beaumont Lamarre-Condon, ish i dashuri i prezantuesit Baird, u akuzua për vrasjen e çiftit të hënën e kaluar (19 shkurt). Trupat u zbuluan në një pronë rurale në qytetin Bungonia.

Policia tha se pasi fillimisht refuzoi të bashkëpunonte, por Lamarre-Condon më në fund zbuloi se ku ndodheshin dy trupat mëngjesin e së martës.

Kryeinspektori Daniel Doherty tha se u gjetën afër hyrjes së pronës dhe se ishin bërë përpjekje për t’i mbuluar trupat me gurë dhe mbeturina.

Dy çanta sërfi janë përdorur për të transportuar çiftin e vdekur nga shtëpia e Baird në Paddington, ku besohet se janë vrarë.

Lamarre-Condon kishte udhëtuar drejt Bungonia me një të njohur të tij të mërkurën e kaluar me një furgon me qira të bardhë ku nendohet se ndodheshin edhe trupat e viktimave.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.